Kumanovë, 20 gusht 2026 – Një 43-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria gjatë natës, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar në polici për sulm fizik.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se ngjarja është denoncuar në orët e para të mëngjesit.
“Më 20.08.2026, në ora 02:45, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria I.S. (43) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 43-vjeçare, e cila ka deklaruar se ai e ka sulmuar fizikisht”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Pas arrestimit, 43-vjeçari është dërguar dhe mbajtur në stacionin policor, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Hetimi dhe procedura e mëtejshme do të përcaktojnë rrethanat e plota të rastit.





