U aludua se janë ndarë, por ja ku ishin mbrëmë Dafina dhe DJ Geek

Para disa ditësh, çifti Dafina dhe DJ Geek fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në profilin e Instagramit.

Pas këtij veprimi, dyshja u aludua se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por mbrëmë kanë qenë bashkë.

Kjo u bë e ditur përmes InstaStory të këngëtares teksa dyshja kanë qenë bashkë në koncert pasi Geek është edhe DJ i saj personal.

Nuk dihet arsyeja e fshirjes së imazheve në rrjetet sociale por si duket ka ndodhur vetëm një krisje në marrëdhënie.