U akuzua për përdorim pa leje të muzikës, reagon Luiz Ejlli: Kërkoj falje, herën tjetër do ju citoj edhe grupin e gjakut

Pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku aludohet se Kiara Tito është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Luiz Ejlli ka vendosur të thyejë heshtjen – por në mënyrën e tij karakteristike.

Në vend të një deklarate zyrtare, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” publikoi një video me tone humoristike e folklorike, ku shfaqet bashkë me Kiarën dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari. Mes batutave dhe një autoironie të lehtë, Luizi hodhi poshtë në mënyrë indirekte lajmet për një shtatzëni tjetër, duke sjellë për publikun një qasje të freskët dhe argëtuese.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime pozitive nga fansat që vlerësuan kreativitetin dhe sensin e humorit të çiftit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Megjithatë, entuziazmi u shoqërua edhe me kritika publike. Kompozitori Driton Fazliu reagoi në rrjete sociale, duke deklaruar se muzika e përdorur në videon e Luizit është huazuar nga një krijim ekzistues. Sipas tij, melodia është kompozuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimi dhe vetë Fazliu.

“Është për të ardhur keq që në një publikim të tillë nuk përmenden autorët origjinalë. Respekti për kontributin artistik është i domosdoshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën folklorike” – shkroi ai në reagimin e tij.