Tyson Fury rikthehet me fitore, triumfon ndaj Makhmudov

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, është rikthyer me sukses në ring, duke mposhtur boksierin e fuqishëm rus, Arslanbek Makhmudov, me vendim të gjyqtarëve në një përballje të zhvilluar të shtunën mbrëma.

Në ndeshjen e tij të parë që nga dhjetori i vitit 2024, Fury tregoi përvojën dhe qetësinë e tij në ring, duke kontrolluar ritmin e meçit përballë një kundërshtari të rrezikshëm që njihet për goditjet e forta.

Edhe pse Makhmudov tentoi disa herë të ndryshonte rrjedhën e duelit me sulme të fuqishme, britaniku arriti të shmangte rrezikun dhe të dominonte me teknikë dhe lëvizje të zgjuara, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas 12 raundeve të luftuara fort, gjyqtarët unanimisht i dhanë fitoren Furyt, duke konfirmuar rikthimin e tij të suksesshëm në skenën e boksit profesionist. Ky triumf e vendos sërish “Gypsy King” në qendër të vëmendjes në kategorinë e peshave të rënda dhe hap rrugën për duele të mëdha në të ardhmen.