E në vazhdim e kësaj seanc plenare, deputetët zgjodhën Limko Bejzaroskin dhe Natasha Amdiu si anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, përcjell TV21. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se kandidatja Xhihan Ahmed ka hequr dorë nga kandidatura e saj. Kuvendi miratoi edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.
Sipas propozuesve nga VMRO-DPMNE, ligji synon të shmangë pasojat e mundshme të dëmshme nga ndryshimet e miratuara në shtator të vitit 2023 dhe të përmirësojë disa dispozita, duke i harmonizuar ato me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deputetët e Levicës votuan kundër, duke vlerësuar se ligji miratohet në interes të funksionarëve të shumicës qeverisëse.



