Turqit dhe kriza e rakisë

Enver Robelli

25 të vdekur në ditët e fundit në Turqi. Të gjithë dyshohet se kanë vdekur nga konsumimi i rakisë së prodhuar ilegalisht. Pasi që rakia për shumë turq është shtrenjtuar tej mase, njerëzit po e prodhojnë atë nëpër bodrume e objekte të tjera private. Qeveria e ka shtrenjtuar rakinë për ta mbrojtur miletin nga pijet haram.

Por mileti s’po heq dorë nga harami. Më 15 dhjetor policia filloi aksione në 81 provinca turke për të kapur ustallarët e rakisë. U arrestuan rreth 100 veta. U konfiskuan mijëra litra raki të prodhuara me metoda primitive. Kanë vdekur njerëz në Stamboll, në Gaziantep, në krahinat Sivas dhe Yalova, në Marmaris, Bodrum dhe Fethiye. Pandemia e re turke e ka emrin “Rakia 2021”.