Turqia pritet ta mbështes Qeverinë e Kosovës me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Turqisë pritet ta mbështesë Qeverinë e Kosovës me 200 milionë lira turke për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kështu ka njoftuar Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa, sipas kursit të sotëm, më 03.04.2026, rreth orës 17:30, kur të konvertohen në euro, i bie 3 milionë e 891 mijë euro.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.” – ka shkruar Maqedonci në Facebook, më 03.04.2026.