Turqia pezullon udhëtimet me 9 shtete europiane

Turqia njoftoi se do të ndalojë udhëtimin në dhe nga nëntë vendet evropiane.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme.

”Pasagjerët që vijnë nga Gjermania, Spanja, Franca, Austria, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Belgjika dhe Holanda nuk do të lejohen të hyjnë në Turqi”, tha Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë Anadolu.

Udhëtimi nga Turqia në ato vende gjithashtu do të pezullohet.

”Udhëtarët të cilët tashmë kanë bileta nga ato vende për në Turqi nga sot deri më 17 Prill mund të ndryshojnë rezervimet e tyre falas, për sa kohë që rezervimi i ri përfshin një fluturim para datës 31 maji”, tha Turkish Airlines në faqen e saj të internetit.

Turqia ka pesë raste të konfirmuara me Covid-19, sipas OBSH dhe Johns Hopkins University & Medical.