Autoritetet në Turqi kanë parandaluar tentim për trafikim të 276 emigrantëve të cilët kanë pasur për qëllim të mbërrijnë në Evropë me anije, publikoi agjencia turke e lajmeve Anadollu.
Në aksion janë arrestuar tetë persona të dyshimtë për tregti me njerëz.
Ekipi i policisë dhe rojës bregdetare e ka zbatuar aksionin e anijes në portin në afërsi të Izmirit, e cila është përgatitur të niset me 276 emigrantë, mes tyre 46 gra dhe 59 fëmijë, nga Afganistani, Bangladeshi, Siria, Somalia dhe Irani.
Supozohet se emigrantët kanë planifikuar të mbërrijnë në Evropë përmes Turqisë dhe përmes ishullit në Greqi.
Kjo rrugë është e zakonshme për mbërritje në Evropë nga ky drejtim, derisa disa emigrantë nga Turqia përpiqen të hyjnë në Greqi përmes lumit Marica, i cili ndodhet në kufirin midis dy vendeve. /MIA