Turqia nis kërkimet për naftë në Afrikë, Somalia brenda 5 viteve mund të shndërrohet në fuqi energjetike

Anija turke “Cagri Bey” ka mbërritur në Somali për të nisur një mision historik, që shënon operacionin e parë të shpimit për naftë dhe gaz të Turqisë në det të hapur jashtë kufijve të saj. Ky hap strategjik synon ta shndërrojë Ankaranë në një lojtar kyç në arenën globale të energjisë, ndërkohë që për Somalinë suksesi i këtij kërkimi mund të sjellë një transformim rrënjësor ekonomik, duke e pozicionuar vendin si një fuqi të re energjetike brenda pesë viteve të ardhshme.