Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat e zjarrit në Covid-Qendrën në Tetovë!

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dërguar një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën nga zjarri në Covid-Qendrën në Tetovë.

“Shprehim ngushëllimet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe familjet që kanë humbur të afërmit në ngjarje si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.