Turqia kthen pezullimin e fluturimeve nga disa shtete për shkak të virusit

epa08343138 A health worker checks the temperature of a driver who has permission to enter Istanbul on the D-100 state road of Istanbul, Turkey, 04 April 2020. Turkish President Erdogan announced on 03 April the shutdown of borders of 31 cities in a bid to halt the spread of coronavirus. Turkey suspended all international flights and all inter-city travels are subject to local authorities' permission as part of measures to prevent the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ERDEM SAHIN

Ministria e Brendshme e Turqisë, për ta parandaluar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, ka marrë vendim që t’i pezullojë fluturimet nga Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali dhe Sri Lanka.

Në vendimet e reja, që do të vlejnë pas 1 korrikut, personat që vijnë nga një vend tjetër, por që kanë qenë në këto shtete në 14 ditët e fundit, do t’iu kërkohet të paraqesin një raport testimi PCR me një rezultat negativ maksimalisht 72 orë përpara hyrjes në Turqi si dhe do të karantinohen për 14 ditë, shkruan Anadolu Agency, përcjell Klankosova.tv.

Ata që hyjnë në Turqi nga vende të tjera, përveç këtyre gjashtë shteteve, nëse nuk kanë mundësi të paraqesin provë të vaksinimit ose dokument zyrtar që e kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit do të jetë e mjaftueshme të paraqesin një raport negativ të testit PCR të bërë maksimumi 72 orë para hyrjes në Turqi ose një rezultat negativ të shpejtë të testit të antigjenit të bërë maksimumi prej 48 orësh pas hyrjes.