Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për ekstradimin në Turqi të Faruk Fatih Ozer.
Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradimin e Ozerit.
Ai dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri, deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut, pak javë më parë.
Ozer u arrestua nga njësia speciale “FAST” për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, njofton Euronews.al, përcjell Klankosova.tv
Gjykata e Elbaanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim para një viti nga Turqia.



