Turqia i dërgon ngushëllime Greqisë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 36 persona

Ministria e Jashtme e Turqisë ka shprehur ngushëllimet e saj për të afërmit e të vrarëve, në atë që e ka përshkruar si një “aksident tragjik”, si dhe për popullin dhe qeverinë e Greqisë në përgjithësi.

“Me dhimbje mësuam se shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën mbrëmë si pasojë e një përplasjeje treni në fqinjën tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Të dy vendet kanë përjetuar kohët e fundit një shkrirje të lehtë në marrëdhëniet diplomatike pasi kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat territoriale dhe migracionin.

Greqia kohët e fundit dërgoi ndihma në Turqinë jugore pas tërmeteve vdekjeprurëse atje.