Turqia dhuron 7.400 komplete uniformash për Armatën e Maqedonisë së Veriut

Armata pajiset me 7.400 komplete të reja uniformash Gortex, si donacion nga Turqia, shkruan Alsat. Dorëzimi i donacionit është paralajmëruar për mesditën e sotme në kazermat në Ilinden, në prani të ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ambasadorit të Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekizkok.