Turqia dhe Katari arrijnë marrëveshje me talebanët për aeroportet afgane

Turqia dhe Katari kanë arritur një marrëveshje paraprake me administratën e Talebanëve për aeroportin “Hamid Karzai” në Kabul dhe katër aeroporte të tjera në Afganistan.

Sipas informacioneve të marra nga reuters, delegacioni turko-katar, i cili mbërriti në Kabul të premten, arriti një marrëveshje në parim me palën afgane për menaxhimin e aeroportit “Hamid Karzai” dhe katër aeroporteve të tjera në vendi, raporton dailysabah.

Është arritur një konsensus për krijimin e ekipeve teknike të ndërsjella, për të përcaktuar detajet dhe për të vazhduar negociatat përmes komiteteve teknike në ditët në vijim.

U tha se delegacioni turko-katar, i cili do të udhëtojë nga Kabuli në Doha, do të vazhdojë të punojë së bashku.

Ndryshe, talebanët tash e disa muaj kanë marr nën kontrollin shtetin e Afganistanit pas tërheqjes së SHBA-së dhe aleteve të saj.