Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për shtetin afrikan Çad, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), me ndihma mjekësore kundër pandemisë.

Në drejtim të udhëzimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia dërgoi ndihma mjekësore, të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

Avioni ushtarak kargo A400M e Minstrisë së Mbrojtjes u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore u nis drejt Çadit nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara. Në mesin e ndihmave mjekësore gjendet edhe një ambulancë.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrime me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Ministria e Shëndetësisë Çadit kishte njoftuar se vdekja e parë nga COVID-19 ndodhi më 29 prill.

Turqia më parë kishte dërguar ndihma mjekësore në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe SHBA, Britani e Madhe, Spanjë, Itali dhe shumë vende të tjera.