Dukovski: Këshilli gjykues në “Reket” është jo i ligjshëm, gjykatëses porote i ka skaduar mandati

Avokati mbrojtës i të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski, Sashko Dukovski ka deklaruar se qëndrimi aktual i këshillit gjykues në “Reket” është i jo i ligjshëm.

Ai theksoi se gjykatëses porote, Vanja Nikollova Shterjova i ka skaduar mandati që nga viti 2019-të, raporton TV21.

Këshilli gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska është tërhequr, që ta shqyrtojë dhe ta zgjidh problemin. “Reket” është kah fundi, kurse prej sot duhet të fillonin fjalët përmbyllëse me prokuroren Villma Ruskoska.

Gjykatësja u kthye dhe tha se ajo në të cilët thirret avokati Dukovski, është vendim i vjetër dhe se gjykatësja porote ka ende mandat.