Turqi, policia sekuestron 670 kilogramë drogë

Policia e Turqisë gjatë pesë ditëve të fundit ka sekuestruar 670 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, tha sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

Soylu lavdëroi përpjekjet e policisë në Van dhe ekipet e anti-narkotikëve, duke thënë se konfiskimet ishin një goditje e rëndë për tregtinë e paligjshme të drogës.

“Ju shpëtoni rininë tonë, të ardhmen tonë”, tha ministri në një postim në Twitter.

Në një deklaratë të premten, policia e Vanit tha se 248.2 kg heroinë u zbulua dhe një i dyshuar u arrestua gjatë një operacion në rrethin Gurpinar të krahinës.

Ekipet antinarkotike bastisën një adresë të identifikuar dhe gjetën drogën në një fushë jo shumë larg shtëpisë së të dyshuarit, i identifikuar vetëm me inicialet A.E.

Një qen nuhatës zbuloi 480 pako heroinë të groposura në tokë në tetë thasë, thuhet në deklaratë.