Turqi, ministri Soylu “me përulje” priti reagimin mbi dorëheqjen e tij

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu sot përshëndeti qëndrimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit të Turqisë pas njoftimit të tij për dorëheqjen nga posti.

Të dielën vonë, Soylu njoftoi se largohet nga posti, duke përmendur incidentet e fundit këtë fundjavë në pjesën më të madhe të vendit para orës policore mbi koronavirusin e ri (COVID-19).

Por, Erdoğan nuk e pranoi dorëheqjen e Soylu disa orë më vonë. Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë tha se Soylu “paraqiti dorëheqjen e tij tek presidenti dhe presidenti ynë i tha atij se nuk e ka parë kërkesën si të përshtatshme”.

Soylu në Twitter tha se qëndrimi i Erdoğan-it dhe kombit turk, pas hapit të tij të dorëheqjes në shpalljen e orës policore, e ka kanë bërë të ndjehet me “përulje”.

“Mangësitë në hapat e ndërmarrë nën besimin e shtetit dhe kombit tonë janë pranuar si gabim njerëzor dhe ne morëm përgjegjësi të lartë për të rregulluar situatën”, tha ai.

Ai më tej shtoi se vendimi i tij për dorëheqjen ishte pjesë e “përgjegjësisë” për incidentet të premten në mbrëmje.

Soylu në mesazhin e tij në Twitter po ashtu u zotua të vazhdojë t’i shërbejë popullit të Turqisë.

Kur ora policore 48 orëshe në 31 provinca u shpall të premten vonë, e cila ishte caktuar të fillonte në mesnatë, turma njerëzish u mblodhën në shumë dyqane dhe furra buke për të blerë mallra, por shpesh nuk përfillnin rregullat e distancës sociale që kishin për qëllim të pengonin përhapjen e virusit.

Që nga e diela, Turqia raportoi 97 vdekje tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin në gjithsej 1,198. Vendi gjithashtu ka afër 57.000 raste të konfirmuara.