Turqi, anulohet vizita e dy ministrave rusë

MOSCOW, RUSSIA - MAY 16, 2018: The Turkish flag on a diplomatic car in Moscow. Sergei Bobylev/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Àâòîìîáèëü òóðåöêîãî äèïëîìàòà íà îäíîé èç óëèö ãîðîäà. Ñåðãåé Áîáûëåâ/ÒÀÑÑ

Vizita e parashikuar sot në Turqi e ministrave rusë të Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes, që do të përqendrohej kryesisht në situatën në Libi dhe në Siri, ku dy vendet mbështesin palët kundërshtare, u anulua, njoftoi sot Ankaraja.

“Kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov dhe homologu i Mbrotjes, Sergueï Choïgou do të priteshin në Stamboll, konform një marrëveshjeje mes presidentëve turk, Recep Tayyip Erdogan dhe rus, Vladimir Putin”, kishin theksuar më herët ministritë ruse dhe turke të Punëve të Jashtme.

Sipas ministrisë turke të Punëve të Jashme, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sergueï Lavrov dhe ranë dakord për vazhdimin e kontakteve mes dy vendeve dhe zhvillimin e takimeve në nivel ministerial në një datë tjetër.