Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit do të bëjnë regjistrimin e nxënësve me radhë alfabetike, me termine të caktuara prej më parë

– Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në vitin e parë, në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021 do të realizohet në një afat regjistrimi dhe ai fillon me paraqitjen e parë që do të realizohet çdo ditë prej më 16 deri më 18 qershor në periudhë prej orës 7 deri në orën 19 dhe më 19 qershor prej orës 7 deri në orën 13. Regjistrimet vazhdojnë në paraqitjen e dytë dhe të tretë të afatit për regjistrim më 24, 25 dhe 29 qershor, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, siç thuhet, e organizojnë paraqitjen dhe regjistrimin e nxënësve në pajtim me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin 2020/2021 dhe Protokollin për veprim të shkollave të mesme gjatë regjistrimit të nxënësve në vitin e parë të vitit shkollor 2020/2021. Duke e pasur parasysh pandeminë me Kovid – 19 dhe nevojën e vendosjes së mënyrës së sigurt të kryerjes së regjistrimit, shkollat e mesme të
Qytetit të Shkupit do të bëjnë regjistrimin e nxënësve me radhë alfabetike, në termine të caktuara kohore prej më parë. Terminet e përcaktuara kohore janë vendosur në ueb faqet e tyre prej ku saktë mund të merren informacione se për sa ditë dhe në cilat termine do të zhvillohet regjistrimi, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nga nxënësit, siç thuhet, pritet të kenë fletëparaqitje të plotësuar prej më parë e cila do të jetë në dispozicion në mënyrë elektronike si dhe përgatitjen e dokumentacionit të plotë prej më parë në mënyrë që më shkurt të qëndrojnë
në shkollë.
Hyrja në shkollë kufizohet, hyjnë vetëm nxënësit të cilët regjistrohen pa shoqërimin e prindit/tutorit me përjashtim të nxënësve të cilët me arsye pengohen që vetvetiu ta bëjnë regjistrimin dhe në atë rast lejohet prania e njërit prind/tutorit. Mbajtja e pajisjes mbrojtëse si maska dhe doreza, mbajtja e distancës fizike prej dy metrash dhe respektimi i plotë i udhëzimeve është i obligueshëm për çdonjërin, theksojnë nga Qyteti i Shkupit. /MIA