“Turneu i Pavarësisë” në Vjenë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (Video)

 

Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës – 17 shkurti, Liga shqiptare e futbollit në Vjenë të Austrisë të dielën organizoi turnen tradicional në futboll të vogël që mbanë emrin “Turneu i Pavarësisë”.
E këtë vit turneu kishte qëllim humanitar, ku të gjitha mjetet e grumbulluara iu janë dedikuar viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.

Kampion i turneut doli  “AC Shqiponja”, e cila në finalen dramatike, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive mposhti ekipin e “Frizer Ludi”. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 1-1, në penallti 5-4 për AC Shqiponja.

Sinkron: Luan Kreka, kryetar i LSHFA-së.

 

Ndërkohë, me praninë e tij turneun e ka nderuar ambasadori i Shqipërisë në Vjenë të Austrisë, Roland Bimo. Ai para mikrofonit të Lajm Tv deklaroi se është i kënaqur që mori pjesë në një aktivitet sportiv me qëllim humanitar.

Sinkron: Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Vjenë-Austri.

 

Qani Sulejmani dhe Halil Jashari janë dy ish-kryetarët e  LSHFA-së në Austri. Ata thonë se nuk mund t’i ndahen aktiviteteve që organizon kryesia e kësaj lige.

Sinkron: Qani Sulejmani, kryetar Nderi i LSHFA-së

Halil Jashari, Ish-kryetar i LSHFA-së

Ekipi i Forumit Rinor ishte një prej ekipeve më të organizuara në këtë turne. Ky ekip ishte i përforcuar me tre lojtarë nga grupi i hunoristëve Stresat, ndërsa nga pankina kishte mbështetjen edhe të dy emrave të mëdhenj të futbollit, Mensur Kuritishi dhe Adrian Hajdari, talent i Rapid Vjenës.

Sinkron: Islam Zekiri, trajner dhe kryetar i Forumit Rinor

Turneu për nder të pavarësisë së Kosovës edhe këtë vit është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm i spordashësve të futbollit.

Gazetar Reshat Ibrahimi, kameraman: Suad Avdiu, montazhi:Amir Idrizi.

 

“Turneu i Pavarësisë” në Vjenë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (Video)

“Turneu i Pavarësisë” në Vjenë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (Video)

Posted by Lajm TV on Thursday, February 20, 2020