Me moton “Ta ndihmojmë Norën”, me 19 janar 2020 me fillim prej orës 12:00 në UEJL në Tetovë do të zhvillohet turneu humanitar në shah, i cili do të organizohet nga miqtë e kampionit të Kosovës në shah, Nderim Saraçi.
Qëllimi i turneut është të ndihmohet Nora, motra e shahistit të njohur nga Mitrovica, Nderimm Saraci, e cila vuan nga sëmundja e leukemisë dhe po trajtohet në një spital në Stamboll.
Pjesëmarrja në turne është 10 euro ose 600 denar. Sistmi i garimit është 15 xhiro, me kohë 3 minuta+2 sekonda. Pesë vendet e para do të shpërblehen me kupa, medalje, diploma dhe garniture shahu.