Turistët rusë u asfiksuan nga klori? Familjarët tërheqin trupat e pajetë nga morgu

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 tetorit trupat e 4 turistëve rusë u tërhoqën nga morgue nga familjarët e tyre. Të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës ruse.

Ata do i nënshtrohen një ekspertizë të dytë mjeko ligjore nga shteti rus. Kjo me kërkesë të vetë familjarëve.

Ora News, mëson se dyshimet e para janë se ata mund të jenë asfiksuar nga përbërësit e klorit.

Familja Burenkova së bashku me të fejuarin e vajzës së tyre, Nikita ndodheshin në Shqipëri së bashku me një grup turistësh dhe ishin akomoduar në “Gloria resort” në Qerret të Kavajës.