“Turbulencat ” në mandatin dy vjeç e gjysmë të Zoran Zaevit

Edhe përkundër skandaleve të zbuluara përmes “bombave” për pushtetin e Gruevskit, Zoran Zaev nuk arriti të fitojë shumicë të votave, në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sidoqoftë, koalicioni me partitë shqiptare i dha atij shansin, për një shumicë parlamentare dhe të bëhet mandatar. Por si?

“Unë pres dorëheqje të menjëhershme nga Mitko Çavkov dhe të ikë sa më larg, turp”, tha Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Me një plagë në ballë dhe garanci të shkruara të dorëzuara te Ivanovit, se ai do të mbronte sovranitetin dhe unitetin e shtetit, erdhi deri te qëllimi.

“Qytetarë të nderuar, e mora mandatin … Si mandatar dhe kryeministër i ardhshëm, zotohem për qeverinë e re të reformave, se do të ndërtojë një Maqedoni qytetare, unitare dhe evropiane. Ne do t’i drejtojmë të gjitha forcat, për të ndërtuar drejtësi dhe sundim të ligjit “, u shpreh Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Por, tensionet nuk u ndalën. Ligji për gjuhët përsëri shkaktoi turbulencw në Parlament. Zaev edhe sot nuk tërhiqet nga ky angazhim.

“Ky ligj është një kontribut serioz në ndërtimin e konceptit të një shoqërie për të gjithë qytetarët”, theksoi Zoran Zaev.

Zaev nënshkroi Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, por edhe dy vjet më vonë ai i dërgonte apel palës bullgare, që të respektojë marrëveshjen. Mandati i tij kryeministror shënoi edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë, duke u bërë kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shpresën se vendi do të bëhej pjesë e familjes evropiane. Boshllëku me VMRO-DPMNE-në, thellohej, megjithëse tetë opozitarë mbështetën ndryshimin e emrit kushtetues. Në kthim, ata morën amnisti.
Sidoqoftë, për shkak të bllokadës nga Franca dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, mbeti e paplotësuar. Por, pas mbylljes së mosmarrëveshjes me Greqinë, Zaev mori ftesë për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.

Megjithëse ishte shpesh në shoqërinë e politikanëve të shquar, Kryeministri Zoran Zaev dikur besonte se vetëm po fliste me ta, e jo me mashtrues rusë, që e prezantuan si Jens Stoltenberg, Greta Tunberg dhe Petro Poroshenko.

“Alo.
Më vjen mirë që ju dëgjoj, Kryeministër.
Kënaqësia është e imja, thotë Zorani.

Zaev njoftoi gjithashtu operacionin “fshesa”, që përfundoi vetëm me dorëheqjen e Ministrit të Financave, Dagan Tevdovski. Kryeministri po ashtu dëshironte të ulet në këtë karrige, por pasi Komisioni Kundër Korrupsionit theksoi se nuk mund të bashkohen ato funksione, hoqi dorë nga qëllimi i tij për të qenë kryeministër dhe ministër. Ai që Zaev më së shumti e thërriste për përgjegjësi penale, “i rrëshqiti” nga duart dhe është akoma një azilkërkues në Budapest. Drejtësia e paralajmëruar nga ish-kryeministri, përmes Prokurorisë Publike Speciale përfundoi me skandalin “Reket”, në të cilin akuzohet ish-shefja e PSP-së.

“Unë e kam raportuar rastin, kushdo që është i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme duhet të përgjigjet”, u shpreh Zoran Zaev.

Dy vjet e gjysmë më vonë, Zaev lë postin e kryeministrit mbi parimin që erdhi në pushtet – me një zgjedhje paraprake të një qeverie teknike. Në një intervistë, ai tha se ishte herët për tu pensionuar dhe njoftoi luftë politike edhe për një mandat tjetër. Zaev është kryeministri i tetë i vendit, dhe këtë post do ta mbajë kryeministri i ri teknik, Oliver Spasovski.

Alsat