Tuning Show në Sheshin “Skënderbeu”, u ekspozuan vetura të llojllojshme

Kjo veturë e tipit BMË është seria e tretë, e bukur por janë të pakta që kanë mbetur. Është prodhuar në vitin 1974 e pronari i veturës thotë se po kujdeset për mirëmbajtën e saj dhe këtë e bënë me plot pasion.

“Veturën e kam marrë nga një shok i cili moti kohë ma kishte gjetur. E kam rinovuar dhe e kam për qejf. Është e vitit 1974. Riparimi ngjyrës më ka kushtuar 2800 euro, disqet e gjërat tjera 1500-1600 euro. Më ka kushtuar shumë. Ky lloj i veturës është vështirë të gjendet sepse janë shumë të vjetra dhe ndryshket. 7000 euro me ka kushtuar me sjell në këtë gjendje por nuk e shes sepse kjo veturë është shumë e rrallë”.

E vetura të tilla të veçanta në numër të madh u ekspozuan sot në Sheshin “Skënderbeu”. Ngjarje kishte ngjall interes të madh tek të rinjtë dhe adhuruesit e veturave të cilit kishin ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.

Bekim Elmaz, kryetari i klubit “ Çair Tuning Team” thotë se për herë të parë po mbahet një ngjarje e tillë në Shkup, ndërsa qëllimi kryesor i ngjarjes është njohja dhe krijimi i shoqërisë mes pjesëmarrësve.

“Ky manifestim nuk do të thotë vetëm të marrësh pjesë, po esenca është të marrësh pjesë e të shoqërohesh, e të fitosh shoqëri të re. Kur fiton shoqëri të re është shpërblimi më i madh, sepse nëse të ndodh diku të prishet vetura, p.sh. në Ohër, Kërçovë ose Tetovë derën e ke të hapur të çdokush, sepse formon shoqëri të re”, tha Bekim Elmazi – kryetar i Çair Tuning Team.

Burhan Ali është ideator i kësaj ngjarje. Thotë se e ka pasur ëndërr të bëj diçka të tillë, ndërsa vetë ai me vite të tëra merr pjesë në ngjarje të tilla jashtë vendit.

“Ideja është se prej kur kam qenë i vogël e deri tani, ka 18 vite që shkoj nëpër këto ngjarje. Kam garuar nëpër Austri, Slloveni, Kosovë, Serbi dhe Bullgari. Ideja është që ne të Shkupit të bëjmë diçka dhe të mbetet si traditë”, shtoi Burhan Ali – Çair Tunning Team.

Veturave u ndanë çmime të ndryshme sipas kategorisë që ishin të renditura, ndërsa kishte vetura të modifikuara, old timer, vetura të rrugës, cabrio, exotic e shumë lloje të ndryshme. Përkrahës i evenimentit është Komuna e Çairit.