Tuna sjell tjera imazhe atraktive nga fotosesioni i ri

Tuna Sejdiu ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga fotosesioni që realizoi së fundi.

Në këtë paraqitje, këngëtarja erdhi e veshur me një ‘bodysuit’ e me çizme të gjata dhe dukej tejet tërheqëse.

Në këto fotografi, Tuna vuri në pah këmbët seksi, duke marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve.

Projekti i fundit muzikor i saj është “Amoni”, ndërsa përmes këtij fotosesioni ajo paralajmëroi rikthimin me një këngë të re.