Tuna merr vëmendjen me linjat e trupit në fotografitë atraktive të publikuara së fundmi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është mjaft aktive kohëve të fundit me projekte muzikore.

Ajo ka sjell muaj më parë një bashkëpunim me ish-partnerin e saj, Cozman, të titulluar “I huj”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.

E krahas angazhimeve në muzikë, Tuna po vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, qoftë nga përditshmëria apo aktivitetet tjera jashtë muzikës.

Së fundmi, këngëtarja shkupjane ka realizuar një fotosesion mjaft atraktiv, ku ka pozuar me bikini pranë pishinës.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive të trupit, ndërsa më pas ka publikuar të tjera fotografi ku shihet duke shijuar një akullore.

Vlen të përmendet se këngëtarja e hitit “Dyshemeja” duket në formë shumë të mirë trupore dhe kjo falë përkushtimit të saj në palestër.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

 

Foto: Tuna Sejdi/Instagram