Thomas Tuchel ka folur në lidhje me situatën aspak të mirë që po kalon sulmuesi Romelu Lukaku te Chelsea.
Futbollisti erdhi me shumë bujë në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës, por, të paktën tani për tani, eksperienca e tij me “blutë” po konsiderohet tejet zhgënjyese.
Njëjtë mendon edhe Tuchel, por që, sipas tij, ka kohë për t’u rikthyer gjërat në të mirë të belgut.
“Sigurisht, është zhgënjyese për të dhe jo ajo çfarë pritëm, por ende nuk ka mbaruar asgjë”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
“Nëse ai është i përfshirë, besoj se do të kthehet më i fortë”, shtoi tutje 48-vjeçari.