Tuchel: Jam pjesë e problemeve të Chelsea

Thomas Tuchel po përballet me një situatë të pa lakmueshme te skuadra e Chelsea.

Trajneri gjerman sheh skuadrën e tij të zhytur në një krizë, pas një starti të dobët në Premier League, por edhe në Champions League.

‘Blutë’ u mposhtën minimalisht në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb dhe pas ndeshjes Tuchel ka marrë përgjegjësi.

“Ka shumë për t’u analizuar. Unë jam pjesë e tij (dështimit)”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Ne qartë nuk jemi aty, ku duhet të jemi dhe ku mund të jemi. Kështu që është në mua, është mbi ne”, ka shtuar gjermani. “Duhet të gjejmë zgjidhje. Për momentin, çdo gjë mungon”, ishin fjalët e trajnerit të Chelsea.

Chelsea ka lëshuar pikë në tri nga gjashtë ndeshjet në Premier League dhe janë në pozitën e gjashtë, derisa sezonin e ri në Champions e nisën me humbje.