Tuchel flet për lëndimin e Neymar

Ndeshja përfundoi me rezultat 0 – 1 në favor të Lyon, të cilët kanë dalur në vendin e dytë pas kësaj fitore, ndërsa PSG bie në pozitën e tretë.

Futbollisti i PSG-së, Neymar pas një dueli me mesfushori ne Lyon, Thiago Mendes, ku ky i fundit ndërhyri në brazilianin në minutat shtesë të ndeshjes.

Referi e ndëshkoi fillimisht Mendes me karton të verdhë, por me një ri-shikim nga VAR, u pa se ndërhyrja ishte më e fortë sesa mendohej fillimisht, kshtu që, Mendes u ndëshkua me të kuq.

Por, Neymar nuk mundi të ngritet, ai në fakt la fushën duke bërtitur e duke qarë.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka folur për lëndimin e Neymar.

Dyshohet se Neymar mund të ketë pësuar frakturë në kyçin e majtë të këmbës.

“Fatkeqësi për ne, ndërhyrja dukej se ishte e vrazhtë, por nesër (e hënë) presim të bëjmë ekzaminimet dhe të shohim shkallën e lëndimit, gjithashtu edhe kohën e rikuperimit të tij”, tha Thomas Tuchel.