– Tryezë e rrumbullakët në temë “Mundësi për integrim rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Unionit të të federalistëve evropianë të Maqedonisë.
Ngjarjen do ta hapë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili do të flasë në temën “Prioritetet në politikën e jashtme të vendit”, dhe Kristofer Gluk, zëvendëskryetar i Unionit të Federalistëve Evropianë (UFE) në temën “Evropa midis zgjerimit dhe thellimit – vizioni i EFE-së”.
Siç paralajmëruan organizatorët, në temën “Nismat rajonale – alternativë apo portë për në BE” do të flasë ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Radan Kanev MEP/ENP, Ilhan Kuçik MEP/ALDE dhe Nikolla Popobski, kryetar i NSE dhe deputet në Kuvend.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ambasadori francez Kristijan Timonie, Vesella Çerneva nga Këshilli Evropian për Punë të Jashtme dhe Lubomir Filipoviq, kryetar i UFE-së të Malit të Zi do të flasin në temën e dytë “Qasje rajonale apo të ndarë në negociatat me BE-në”.
Tema e tretë do të jetë “Roli i Kuvendit, shkencës, mediave dhe OJQ-ve në promovimin dhe mbështetjen e nismave rajonale”. Nënkryetari i Kuvendit Zeqir Ramçilloviq, do të flasë për mundësitë e Kuvendit në drejtim të mbështetjes së nismave qytetare, ndërsa për përgatitjen e partive politike të mbështesin nisma qytetare do të flasin Damiella Rangellova dhe Hari lokvenec, deputetë në Kuvend.
Për lajmet e rreme në drejtim të diskretimit të nismave qytetare do të flasin Lupço Neshkov gazetar dhe pronar i “BgNes” dhe gazetari dhe drejtor i MEDIAL-s Dragan Antonovski.