Truproja e Rugovës thotë se më parë e shet truallin se sa makinën e presidentit që e trashëgoi

Punon sikur para 20 viteve. Madje është e gatshme edhe për përcjellje.

Esat Geci, që ishte pjesëtar i mbrojtjes së afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova Rugovës, thotë se vetura që nuk është e blinduar posedon të gjitha pajisjet që atëkohë kishte, madje me të ishte bartur edhe vetë kryetari i shtetit sidomos në vitet e pasluftës.

Por, tani familja që ishte e afërt me Rugovën, e mban me krenari veturën që e mori dhuratë.

“Kjo veturë më është dhënë nga presidenti, sepse ka qenë pjesë e LDK’së atëkohë. Diku nga viti 2004-2005 e kam”,

Këtë veturë, Geci e ruan si kujtim sepse nuk e përdorë.

Kemi pasur oferta shumë me shitë, por nuk e shes. Më para e shes truallin se veturën.