Heshtje në BDI! Nuk e kanë problem që Çulev ka qenë drejtor në kohën e Rastit të Kumanovës?!

Edhe disa orë pas shpalljes së kandidatit, BDI dhe Ali Ahmeti ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse e pranojnë Naqe Çulev si ministër teknik, apo për ata është i pranueshëm?

Në rastin e Dragan Kovacki BDI u përgjigj menjëherë pro, por tani është heshtur në mënyrë misterioze.

Me çka del se për BDI nuk është problem se Naqe Çulev ka qenë drejtor i Agjencisë e Inteligjencës saktësisht gjatë ngjarjes së Rastit të Kumanovës?

Pastaj u zbulua publikisht që agjentët e Agjencisë kishin pasur kontakte me Grupin. Publiku pati mundësinë të dëgjojë regjistrimet e një bisede me një agjent agjensie me drejtuesit e grupit.