“Trupi im e bën atë ta humbas agjërimin” Enca vie me një super foto

Kur bëhet fjalë për emrin e Enca Haxhiaj padyshim i gjithë rrjeti ndizet nga komentet, e kjo për shkak të publikimit të shumta të fotove joshëse me format trupore bombastike.

Këngëtarja ka zgjedhur që këto ditë të bëjë pak pushim, ku si fillim u ndalua në Dubai e më pas në një ishull të Afrikës.

Ajo ka publikuar shumë video dhe fotografi ku shfaqet më në formë se kurrë, por si gjithmonë me format bombastike që i ka lënë ndjekësit pa fjalë.

Në postimin e fundit të publikuar ajo shihet e veshur me një fustan në ngjyrë jeshil të ngjitur pas trupi që i nxjerr në pah hiret femërore.

“Trupi im e bën atë të humbas agjërimin dhe namazin e tij”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke ngjallur shumë reagime të shumta te ndjekësit.

 

 

Kujtojmë se këngëtarja këngën e fundit e ka publikuar para 7 muajsh e cila u titullua “SUAVELE”.