Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit në rajon, shkruan The Guardian.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e tyre kishin vendosur “kontroll të plotë” mbi Lysychansk dhe disa vendbanime aty pranë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Komanda ushtarake e Ukrainës konfirmoi të dielën në mbrëmje se trupat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti, në të kundërt pasojat do të ishin fatale.

“Ne u tërhoqëm për të mbrojtur jetën e ushtarëve ukrainas,”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi humbjen e qytetit, duke u zotuar të rimarrë sërish kontrollin e zonës. Marrja ruse e Lysychansk do të thotë se Moska në fakt ka fituar kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe më shumë se gjysmën e rajonit të Donetsk, që pëfshin rreth 75% të dy rajoneve lindore, të cilat njihen kolektivisht si Donbas.

Ndërkohë, rreth 8,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në Sievierodonetsk dhe rreth 10,000 në Lysychansk. sipas Serhai Haidai, guvernatori i Luhanskut.