Trupat e tre burrave u gjetën në një gropë pranë Bucha-s

Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë afër Bucha-s, ka deklaruar policia ukrainase.

Sipas medieve të huaja, trupat u gjetën të premten në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse.

“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave iu kishin mbyllur gojët. Ka gjumë torture në kufoma”, tha policia rajonale e Kievit në një deklaratë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.

Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Ukraina ka nisur një ‘ndjekje’ për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha.