Trupa e ushtarëve ukrainas të vrarë në Mariupol u dorëzohen familjeve të tyre në Kiev

Trupat e disa prej ushtarëve ukrainas, që humbën jetën për mbrojtur qytetin port kyç të Mariupolit në fabrikën e çelikut Azovstal u janë dorëzuar familjarëve të tyre në Kiev, sipas BBC.

Rezistenca e dëshpëruar e ushtarëve ukrainas është bërë simbol i rezistencës kundër pushtimit të Moskës. Dhjetra trupa të gjetura nga rrënojat e ndërtesës së bombarduar, e pushtuar tani nga rusët, janë dërguar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku po kryhet testimi i ADN-së për të identifikuar viktimat.

Lajmi është bërë i ditur nga Maksym Zhorin, komandant ushtarak dhe ish-kreu i regjimentit Azov, i cili ishte në mesin e njësive ukrainase që mbrojtën fabrikën për gati tre muaj përpara se të dorëzoheshin.