Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se u ka kërkuar rreth shtatë vendeve të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa sulmet iraniane vazhduan të godasin vendet e Gjirit në orët e para të së hënës.
Trumpi tha se SHBA-ja po negocion me vende që varen shumë nga nafta e Lindjes së Mesme për t’u bashkuar në një koalicion që do të patrullojë këtë rrugë ujore, ku normalisht kalon rreth një e pesta e naftës që tregtohet në botë, por ai nuk pranoi të përmendte emrat e këtyre vendeve.
Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, aeroporti më i ngarkuar në botë, ka rifilluar gradualisht disa fluturime pas rastit kur një dron goditi në depo karburanti, duke shkaktuar zjarr. Autoritetet thanë se zjarri u vu shpejtë nën kontroll dhe nuk u raportuan të lënduar.
Zyrtarët iranianë kohët e fundit kanë akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe se po lejon që territori i saj të përdoret për sulme kundër Iranit.



