
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “vetëm koha do të tregojë” se sa gjatë Shtetet e Bashkuara do të mbajnë mbikëqyrjen e Venezuelës, në një intervistë të botuar nga Neë York Times, të enjten.
Kur është pyetur nga Times nëse do të ishte tre muaj, gjashtë muaj, një vit apo më gjatë, Trumpi ka deklaruar: “Do të thoja shumë më gjatë”.
“Ne do ta rindërtojmë atë në një mënyrë shumë fitimprurëse”, është shprehur Trumpi për Venezuelën, duke shtuar, “ne do të përdorim naftë dhe do të marrim naftë. Po ulim çmimet e naftës dhe do t’i japim para Venezuelës, të cilat i nevojiten shumë”.
Trumpi ka shtuar se SHBA-ja “po shkon shumë mirë” me qeverinë e presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez në Venezuelë tani, sipas Times.
Trumpi të martën ka zbuluar një plan për të rafinuar dhe shitur deri në 50 milionë fuçi naftë venezueliane që kishte mbetur në Venezuelë nën bllokadën e SHBA-së, në një shenjë të mëtejshme se
Uashingtoni po koordinohet me qeverinë venezueliane që nga kapja e presidentit, Nicolas Maduro, gjatë një sulmi fundjavën e kaluar.
“Ata po na japin gjithçka që ne mendojmë se është e nevojshme”, ka thënë Trump, duke iu referuar qeverisë venezueliane.



