Trumpi thotë se ka 50-50 shanse për një marrëveshje tregtare me BE-në

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se Brukseli dëshironte “të bënte një marrëveshje shumë të vështirë”.

“Ne po punojmë me shumë zell me Evropën, BE-në”, u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur për në Skoci për disa ditë golfi dhe takime dypalëshe, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Do të thoja se kemi një shans 50-50, ndoshta më pak se kaq, por një shans 50-50 për të bërë një marrëveshje me BE-në”.