Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane e ka njoftuar se Irani ka rrëzuar një helikopter ushtarak të tipit “Apache” që ra afër brigjeve të Omanit, duke shtuar se ShBA-ja “duhet t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi”.
“Unë porsa jam njoftuar nga ushtria jonë e madhe se mbrëmë, iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar gjatë patrullimit mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë të sigurt dhe jo të lënduar. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara duhet t’i kundërpërgjigjen këtij sulmi” – shkroi ai në rrjetin “Truth Social” të martën, raporton televizioni CNN.
Një dron ujor amerikan pa pilot i shpëtoi dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit.
Ky incident e shënon humbjen e parë të një helikopteri të tipit “Apache” që nga fillimi i luftës së Uashingtonit me Teheranin.



