Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten shkarkoi sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pasi ajo ishte vënë nën presion pas kritikave për mënyrën si e drejtoi departamentin, përfshirë mënyrën se si u trajtua goditja e administratës ndaj emigracionit dhe reagimi ndaj fatkeqësive, raporton agjencia “AP”.
Trump, i cili tha se do të nominonte në vend të saj senatorin republikan nga Oklahoma, Markwayne Mullin, e bëri njoftimin në rrjetet sociale dy ditë pasi Noem u përball me pyetje të ashpra në Capitol Hill nga anëtarë republikanë si dhe demokratë.
Noem të enjten foli për më shumë se 20 minuta, por nuk e përmendi shkarkimin e saj në Nashville.
E Mullin u tha gazetarëve në Capitol se ai do ta bëjë Departamentin e Sigurisë Kombëtare “të fokusohet në mbrojtjen e atdheut”.
“Pavarësisht nëse më mbështesni apo nuk më mbështesni, unë do të jem plotësisht i fokusuar për ta realizuar këtë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se kishte folur me Trump pak para se njoftimi të publikohej.



