Trumpi pezullon për 90 ditë tarifat e larta reciproke, rrit ato për Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar për 90 ditë tarifat e larta, përveç ato ndaj Kinës që i ka rritur në 125 për qind.

Ai do të mbajë në fuqi një tarifë prej 10% për të gjitha të tjerat gjatë këtyre 90 ditëve.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar për tregjet botërore, po i rris tarifat ndaj Kinës nga SHBA-ja për 125%, efektive menjëherë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ka thënë se duke marrë parasysh se përfaqësues të mbi 75 shteteve e kanë kontaktuar lidhur me tarifat, ai tani ka autorizuar “një pauzë 90 ditore, dhe një tarifë reciproke më të ulët gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi po ashtu menjëherë”.

Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka njoftuar se Meksika dhe Kanada janë përfshirë në tarifat prej 10%.

E, sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, e ka quajtur të jashtëzakonshëm njoftimin e Trumpit.

“Bota është gati të punojë me presidentin Trump për të rregulluar tregun global, dhe Kina ka zgjedhur drejtimin e kundërt”, ka thënë Lutnick.