Trumpi optimist se do të arrihet marrëveshje me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje me Iranin.

Ka thënë se ky optimizëm vjen pas “bisedimeve shumë të mira në 24 orët e fundit”, shkruan BBC.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha ai të pranishmëve në dhomë. “Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të bëjmë një marrëveshje”.

Trumpi tha se Irani ka rënë dakord që të mos kenë më armë  bërthamore.

Një deklaratë e tillë nuk është konfirmuar nga pala iraniane.