Trumpi i ashpër me Gjermaninë: S’është çudi që i ka punët kaq keq

US President Donald Trump (r) receives German Chancellor Friedrich Merz (CDU) in the Oval Office at the White House. It is the first meeting between the two politicians since Trump and Merz took office.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar rëndë kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe shtetin e tij.

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka shkruar se kancelari i Gjermanisë, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore.

Ndërkaq për Gjermaninë ka deklaruar se nuk është e çudtishme që i ka punët, siç ka thënë, “kaq keq, si në aspektin ekonomik e po ashtu edhe në aspekte të tjera”.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Unë po bëj diçka me Iranin tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe në aspektet e tjera!”, ka shkruar Trumpi.

Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Merzit të hënën në një ngjarje në Gjermaninë Perëndimore, ku kishte thënë se Irani po poshtëron SHBA-në.

Presidenti Trump ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s që nuk kanë dërguar flotat e tyre detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë konfliktit. Kjo rrugë ujore ka mbetur pothuajse e mbyllur, duke shkaktuar tronditje në tregje dhe ndërprerje të paprecedentë në furnizimet me energji.