Trumpi futi në luftë Osmanin me qeverinë

Me ta përmendur edhe Kosovën si një ndër shtetet ndaj të cilit duhet vendosur tarifat, Donald Trumpi e nxiti reagimin e Vjosa Osmanit në orët e pasdites me kohën e Kosovës.

Veçse kosovarja nuk është se iu kundërvu homologut amerikan. Përkundrazi! Kërkoi nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit heqjen e një takse të kamotshme për aleatin kryesor, raporton Klan Kosova.

Por te pranuesi vëmendje mori diçka tjetër, e jo rëndësia e letrës.

Më tepër se me përmbajtjen e shkresës së Presidentes, qeverisë i mbeti hatri se ajo e bëri publike kërkesën pak pasi ua dërgoi atyre.

Detajet i gjeni në kronikën në vijim: