Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë mbrëmjes, ku në fokus ishte situata aktuale në Lindjen e Mesme.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, dy liderët diskutuan veçanërisht për nevojën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyç për transportin global të naftës dhe gazit.
Sipas këtij zëdhënësi, ata u pajtuan se rihapja e ngushticës është thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregjet globale të energjisë dhe për rifillimin normal të qarkullimit detar ndërkombëtar.
“Udhëheqësit diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe, në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin detar global. Ata ranë dakord të flisnin përsëri së shpejti”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.




