Trumpi do ta vendosë Gardën Kombëtare në Washington DC për të pastrehët

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta vendosë Gardën Kombëtare në Uashington DC ndërsa policinë e kryeqytetit nën kontroll federal.

Njoftimi i tij ka ardhur gjatë një konference për media të hënën, gjatë të cilës ka folur për goditje ndaj krimit dhe mungesës së strehimit në kryeqytetin e vendit.

Trumpi ka thënë se do t’u japë njerëzve të pastrehë një vend për të qëndruar larg kryeqytetit.
“Do ta kthejmë përsëri kryeqytetin tonë”, ka thënë Trumpi.

Për Trumpin, pamja e jashtme mund të jetë po aq e rëndësishme sa statistikat kur bëhet fjalë për krimin dhe mungesën e strehimit në kryeqytetin e SHBA-së.

Trumpi sugjeron se shkalla e vrasjeve në Uashington DC është më e lartë se disa “nga vendet më të këqija në Tokë” dhe thotë se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve të veturave është rritur gjithashtu.

Ai ka thënë se Uashington DC është “pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelët e etur për gjak”, si dhe nga “maniakë të droguar dhe njerëz të pastrehë”.

Kryebashkiakja e Uashington DC, Muriel Boëser, ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se kryeqyteti po përjeton një valë krimi.